Rruga e Kombit me pagesë pas 2 muajsh, u ndërtua me paratë...

Rruga e Kombit me pagesë pas 2 muajsh, u ndërtua me paratë publike dhe duhej të ishte falas

129
0
Shares

Pas dy muajsh të gjithë ata që udhëtojnë me makinë në Rrugën e Kombit do të duhet ta paguajnë 5 euro. Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi sot koncesionin për rrugën e Kombit. Ndërsa konsorciumi Catalyst i cili ka fituar garën duhet që brenda 60 ditëve të ekzekutojë marrëveshjen.

Me 30 maj 2016 Komisioni i Vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Transportit hapi ofertat për dhënien me koncesion të rrugës së Kombit.

Ofertuesit ishin Catalyst me kompanitë shqiptare Salillari dhe Kastrati dhe kompania turke Vendeka.

Me 29 gusht Komisioni i prokurimit Publik vendosi të skualifikojë konsorciumin Vendeta dhe të parakualifikojë Catalyst si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar.

Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë në 13 vitet e para të koncesionarit të paktën 65 milionë euro për shkak se Rruga e Kombit nuk përcakton kriterin e trafikut.

Rruga e Kombit, në të gjithë gjatësinë e saj, është 116 kilometër, ndërsa janë pa përfunduar disa ura që lidhin Kukësin me Qafën e Morinës, Segmenti nga Miloti në Rrëshen dhe një segment tjetër që ende nuk ka filluar nga Tapiza në Vorë.

Nga ana tjetër, drejtuesit paguajnë taksë qarkullimi mbi karburantin me 27 lekë për litër, që kryesisht ka funksion të gjenerojë fondet për mirëmbajtjen. Kështu, vetëm nga taksa e qarkullimit, buxheti i shtetit vjel 19 miliardë lekë ose afërisht 150 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve. Autostrada Durrës-Kukës nuk është ndërtuar me koncesion por me paratë e buxhetit, si e tillë koncesionimi i saj duhej të ishte shmangur dhe rruga të mirëmbahej me të ardhurat e shëndetshme të taksës së qarkullimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY