Rama “grusht dërrmues” edhe “armikut të jashtëm”: BE nuk ka vullnet dhe...

Rama “grusht dërrmues” edhe “armikut të jashtëm”: BE nuk ka vullnet dhe nuk është në formë të mirë

105
0
Shares

Rusia dhe militantët islamikë mund të tentojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan nëse Bashkimi Europian nuk i pranon si anëtare këto vende.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë të publikuar të mërkurën.
Rama i tha gazetës “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” se është në interesin e BE që të sjellë në radhët e saj vendet e Ballkanit.
“Nëse duam të kemi një BE të sigurt dhe të qëndrueshme, nuk është mirë që të krijohen vrima”, tha Rama.
“Përveç kësaj, nuk do të harrojmë se ka aktorë të tretë, që po luajnë lojën e tyre dhe që mund të përfitojnë nëse BE lë një vakuum këtu”, tha Rama.
“Po flas për Rusinë, por po flas edhe për Islamin Radikal”, shtoi Rama.
Sipas Reuters, diplomatët në Ballkan thonë se Rusia po tenton të zgjerojë ndikimin në vende si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tashmë edhe Shqipëria.
Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt BE, po ka dyshime mbi aftësitë e bllokut për të pranuar anëtarë të rinj.
“Nuk është problemi te koha që na duhet, është fjala te vullneti i BE për të vazhduar të zhvillohet. Në këtë kohë ne jemi politikisht në formë të mirë, por BE nuk është”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY