Përkthimi i gabuar i ligjit të vettingut nga Euralius mund të shtyjë edhe pak në kohë përgjigjen e Venecias për Gjykatën Kushtetuese ndërkohë që mbi misionin evropian të drejtësisë bien dyshime të forta për gabime të qëllimshme.
Kjo ëhstë hera edytë kur ekspertë të misionit nuk janë treguar korrekt me trajtimin e dokumentacionit të reformës. Hera e parë ishte një natë para konsensusit kur njeri prej tyre deklaroi se po paraqiste në tryezën e debatit opinionet dhe sugjerimet e Brukselit ndërkohë që një ditë më pas u mësua se ai nuk kishte komunikuara me ta.
Gjykata Kushtetuese i ka nisur këtë te mërkure Komisionit te Venecias nje version te ri te ligjit te vettingut ne gjuhen angleze per shkak te vërejtjeve qe opozita kishte rreth përkthimit anglisht te draftit. Gjykata Kushtetuese i kishte nisur me herët Komisionit te Venecias versionin anglisht te këtij ligji te përkthyer nga Euralius; por demokratet gjeten ne këtë material terma te cilët sipas tyre nuk janë përkthyer korrekt e qe mund te ndikojnë ne mendimin qe do te japë Komisioni i Venecias, dhe per kete arsye ata vunë ne dijeni Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana e saj Gjykata kontaktoi përkthyes te licencuar per te verifikuar versionin anglisht te ligjit dhe mësohet se përkthimi i disa termave te kontestuar nga opozita është korrigjuar.
Ky material i është nisur tashme Komisionit i cili do te japë mendimin e tij ne mbledhjen e datës 9 dhe 10 dhjetor, njofton vizionplus.
Kjo problematike me përkthimin anglisht te ligjit te vettingut iu është bere e njohur deputeteve demokrate edhe gjate mbledhjes se grupit parlamentar nga kryetari i PD Lulzim Basha, i cili ka sqaruar deputetet se edhe kushtetuta edhe ligji i vettingut qe i janë dërguar Komisionit te Venecias, kane probleme me variantin e përkthyer anglisht. Dhe ekspertet demokrate e kane bere gati tashme kërkesën drejtuar Komisionit te Venecias per kete çështje dyshojnë se gabimet ne përkthim jane te qëllimshme.
Ligji i vettingut dhe zbatimi i reformës ne drejtësi jane një kusht per hapjen e negociatave, por Gjykata Kushtetuese mbetet ne pritje te opinionit te Komisionit te Venecias para se te shprehet nëse ky ligj eshte apo jo ne përputhje me Kushtetutën.DRONI.al, vizionplus
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/