Erion Veliaj, gjobvënësi më i madh në vend, 720 milionë lekë vetëm...

Erion Veliaj, gjobvënësi më i madh në vend, 720 milionë lekë vetëm me bllokuesin

164
0
Shares

Kushdo që heq bllokuesin e rrotës të vendosur nga policia Bashkiake, tashmë rrezikon edhe burgun pasi ajo përbën vepër penale.

Të paktën 720 milionë lekë u merr Erion Veliaj përmes bllokuesit të gomës qytetarëve të Tiranës. Kjo është shuma më e madhe e parave të mbledhura nga gjobat në 25 vitet e tranzicionit shqiptar.

Sipas shefit të sektorit rrugor në policinë bashkiake, Gentian Vocaj, parkimet e gabuara apo në vendet e rezervuara kanë sjellë rreth 2 mijë gjoba në muaj të vendosura nga policia Bashkiake për sektorin rrugor.

Secila prej gjobave kushton 3000 lekë të reja. Ndërkohë që policët bashkiakë nuk marrin parasysh rrethanat e shkeljes duke vendosur për disa sekonda bllokuesin dhe më pas largohen nga “vendi i krimit”.

Procedura e pagesës së gjobës është një tjetër mundim dhe më pas një seri telefonatash për të ardhur sërish policia bashkiake që të cmontojë bllokuesin.

Nëse shtohen edhe këto kosto atëherë sasia e dëmit për qytetarët dyfishohet.

Kjo është edhe arsyeja që mjaft qytetarë duke kundërshtuar këtë veprim të policisë bashkiake, zgjedhin rrugën më të shkurtër për ta hequr vet bllokuesin duke e thyer atë ose duke e hedhur bashkë me gomën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY