Policia italiane arrestoi sot pjesëtarë të një organizate kriminale që merrej me prostitucion.
6 shqiptarë ranë në pranga ndërsa 3 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.
Operacioni i policisë së vendit fqinj u zhvillua në Modena mëngjesin e kësaj të mërkure.
Të arrestuarit e këtij aksioni të policisë italiane, janë rumunë, italianë, shqiptarë të cilët shfrytëzonin vajza të reja, në zonën përreth teatrit të “Tempullit”, pranë qendrës së qytetit.
Policia italiane ka publikuar emrat e të arrestuarve. Ata janë Ismet Rapi, 36-vjeç Flamur Beluli, 30-vjeç dhe Petrit Thartori, 41-vjeç, i njohur si Titi.
Ndërkohë tre shqiptarë të tjerë janë në arrest shtëpie dhe bëhet fjalë pikërisht për Gerta Rapi, e njohur si Pamela në rrjetin e prostitucionit, 34 vjeçe, Dorian Cakri 27 vjeç dhe Fabiol Cakri, 25-vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/