DOSJE/ Nexhmije Hoxha familjarisht e lidhur me Partinë Fashiste, babai i saj...

DOSJE/ Nexhmije Hoxha familjarisht e lidhur me Partinë Fashiste, babai i saj personazh negativ te filmi “Lulëkuqet mbi mure”

1461
0
Shares

Në rrëfimin e tij, studiuesi dhe Kastriot Dervishti, bën të ditur se lidhjet e Nexhmije Hoxhës me Partinë fashiste, për më tepër,përftimet, janë të hershme, që ,kur babai i saj, i kërkonte drejtuesve të kohës, një bursë për vajzën.
Sipas Dervishit, babi i saj Tefik Xhuglini, punonte llogaritar teknik në Strehën Vorfnore në Tiranë dhe saktësisht është personazhi ekonomatit, te filmi “Lulëkuqet mbi mure”.
“Nuk ka asnjë dyshim që Nexhmija ka qenë pjesë e kësaj partie, së paku një vit. Aktiviteti i saj i mëparshëm apo i mëpasshëm nuk zbeh faktin se ajo ka qenë në Partinë Fashiste në këtë periudhë. Se në çfarë mënyre ka milituar ajo në parti, me mbledhje në shkollën ‘Et’hem Toto’ apo në zyrat vendore të partisë, këtë nuk mund ta di, sepse nuk mund të flas pa referim në dokumente. I çuditshëm mbetet fakti se këto dokumente janë ruajtur nga Enver Hoxha dhe nuk janë asgjësuar si shumë të tjera, siç kanë qenë ato që e implikonin vetë diktatorin.
Nga historia e Partisë së Punës njohim faktin se të dhënat ‘e zeza’ ruheshin për ditë të zeza, që parakuptonte grupet armiqësore që dilnin rishtas nga gjiri i Partisë(!). Për Nexhmije Xhuglinin ka një mori dokumentesh që përbëjnë një praktikë të veçantë shkresore me dokumente të para dhe pas luftës. Dokumenti i Partisë Fashiste që kam publikuar është vetëm njëri prej tyre. Praktika nis me njoftimin e ministrit të Arsimit, Mirash Ivanaj, datë 6. 11. 1933, ku njoftohet se zonjusha Nexhmije Tefik Xhuglini pranohej me gjysmë bursë në Institutin ‘Nana Mbretneshë’.
Më 8 shtator 1939, Tefik Xhuglini i drejtohet me një letër Ministrisë së Arsimit, ku i shkruan: ‘I nënshkruari Tefik Xhuglini, emigrant nga Manastiri, me familje të shumtë dhe me nji rrogë të vogël si nëpunës i Kryqit të Kuq, marr guximin m’i u sjell asaj ministrie për t’iu luftë qi t’i jepet nji bursë së bijës Nexhmije Xhuglini, me datëlindje 1921 për të vijue mësimet si konviktore në shkollën normale femënore të qytetit. Këtu të bashkueme paraqes edhe origjinalin e dëftesës së lirimit të shkollës plotore ‘Princeshë Ruhije Zogu’ me shpresë se do të merret në konsideracion.
Mospranimi i vajzës seme na shkakton dishprim mbasi s’jam në gjendje financiare qi të mund të baj me vijue mësimet. Me shpresë se mshira e juaj s’do të mungojë për një vajzë emigrante, qi dëshiri e vullneti e studimit si mungon, metem me respekt’.
I qëlloi Nexhmijes që shkollën e mbaroi gjatë pushtimit fashist. Gjatë kësaj kohe babai i saj, Tefik Xhuglini, punonte llogaritar teknik në Strehën Vorfnore në Tiranë nga 1 korriku 1941. (Për ironi të fatit, ekonomati në filmin “Lulëkuqe mbi mure”, në të vërtetë është babai i saj).
nhbPërpara anëtarësimit në Partinë Fashiste janë një sërë dokumentesh të tjera.
Më 8 nëntor 1941, zonjushë Nexhmija është identifikuar te noteri dhe ka deklaruar nënshkrimin e saj.
Më 10 nëntor 1941 ka marrë raportin mjekësor pozitiv nga mjeku i spitalit ‘Benito Musolini’, Vasil Rani, dhe po atë ditë Partia Fashiste njoftoi regjistrimin me teserën nr. 637 të Nexhmije Xhuglinit në Partinë Fashiste. Nënshkrimin e ka bërë komandanti krahinor, Eqerem Stërmasi.
Më 11 nëntor 1941, Prefektura e Tiranës ka dhënë mendim pozitiv për të duke shkruar se ‘mban qëndrim moral dhe politik të mirë’. Me dokumentin e prefekturës dhe të anëtarësisë në Partinë Fashiste është paraqitur në Ministrinë e Arsimit ku ka marrë emërimin.
Kësisoj, më 20 dhjetor 1941, pasi dokumentet kanë qenë në rregull, Nexhmije Xhuglini është emëruar mësuese në Tiranë nga zëvendësministri i Arsimit, Dhimitër Beratit, bashkë me 113 persona të tjerë (‘Fletorja Zyrtare’, nr. 197, datë 31. 12. 1941). Nexhmija ka ushtuar detyrën e mësueses deri më 1 nëntor 1942, duke qenë paralelisht edhe anëtare e Partisë Fashiste për një vit rresht. Është pushuar nga detyra me dekret të Këshillit të Naltë, më 27 mars 1944, me firmat e Mehdi Frashërit dhe Patër Anton Harapit…
Normalisht që Nexhmija ka pasur edhe teserë partie, të cilën e ka lënë për ditët tona. Nëse regjistrimin në Partinë Fashiste do ta kishte refuzuar, do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra si mësuese, gjë që nuk ka ndodhur. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi që një komunist i mëtuar të ruante “pastërtinë” e tij politike ishte të mos pranonte asnjë nëpunësi në administratën fashiste. Fakti është që këtë nëpunësi e kanë pranuar, së bashku me faktin se kanë qenë anëtarë të Partisë Fashiste Shqiptare. Nuk mund të qëndroje njëherazi edhe nëpunës, edhe komunist”,
shprehet Kastriot Dervishi për “Panorama”.

nexhmije hoxha, dokumenti partise fashiste

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY