7 vajza të reja, 3 prej të cilave të mitura, kanë dalë nga rrjetet e shfrytëzimit te prostitucionit nepermjet kontrolleve të Policisë së Tiranës në lokalet në kryeqytet.
Televizioni Klan sjell pamje filmike të disa prej këtyre aksioneve, në sitën e të cilëve kanë kaluar 50 lokale.
Njëra prej vajzave të shfrytëzuara, një 16 – vjeçare nga Durrësi, pas kontrollit të policisë, tregoi se si e shfrytëzonte për prostitucion njëri nga ortakët e një lokali të tillë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, thotë se janë shoqëruar me dhjetëra vajza, shqiptare e të huaja.
Janë lokale kryesisht që ofrojne striptizë. Një pjesë e tyre vijnë nga Serbia.
Drejtori i Policisë së Tiranës thotë se këto lokale përdoren edhe për veprimtari të tjera kriminale, kryesisht në shpërndarjen e drogës. Gjatë këtij viti janë regjistruar 8 procedime me metoda speciale të hetimit, disa prej të cilave janë përfunduar me arrestime dhe disa të tjera janë ende në ndjekje.
Sipas Hodajt, grupi i personave që vepronte në zonën e rrugës së “Myslym Shyrit”, ishte një nga më aktivët në kryeqytet, me më tepër se 25 persona të arrestuar dhe me rreth 500 mijë euro xhiro vjetore dhe dhjetra kilogramë heroinë e kokainë të shitur. klan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/