Ministrja e Integrimit ka dalë sot para medieve, për të sfumuar dështimin e djeshëm të Edi Ramës në takimin me Angela Merkel. Ndërsa kryeministri shqiptar priste dje një “fjalë të mirë” nga kancelaria gjermane, për një rekomandim të mundshëm pozitiv për hapjen e negociatave me BE, kjo nuk ndodhi.
Përpjekja e djeshme taulant Ballës, për “ta shitur” dështimin si meritë, nuk e ka bindur Edi Ramën, i cili sot nxori ministren e tij të Integrimit…
Dhe ministrja, nuk priste të thoshte ndonjë gjë ndryshe…, veç duke pretenduar se kushti i vetëm është “Vetting”-u. Dhe këtë e bëri mes lojëra fjalësh, duke “i klasifikuar” kushtet e tjera, si “kritere”.
“Zgjedhjet nuk janë kusht por kriter që duhet të plotësojmë. Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Duhet që reforma zgjedhore të përfundojë sa më shpejt”.
Duke iu referuar qëndrimit të deputetit gjerman Krichbaum ministrja Gjosha u shpreh se, “nuk jemi në fazën e vendimmarrjes së parlamentit. As nuk duhet të habitemi as të abuzojmë me qëndrimet e deputetëve. Për ta është një proces i natyrshëm politik. Prandaj ne duhet të fokusohemi në procesin tonë”.
Por në daljen e saj publike, Gjosha, gjithsej u tregua më e përgjegjshme dhe e rezervuar, e thënë ndryshe më “me këmbë në tokë”, kur erdhi fjala dhe u pyet për afatet e marrjes së rekomandimit për çeljen negociatave.
Klajda Gjosha “e kujdesshme”, nuk dha afat, duke mos konfirmuar “muajin dhjetor”, të cilin jo më larg se dje, e shprehu nëpërmjet “Facebook”, kryeministri i saj Edi Rama.
“Në këtë fazë nuk mund të parashikojmë afate. Por, më shumë se afatet, e rëndësishme është ecuria e procesit”, u shpreh Gjosha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/