SHËNIM/ Abuzimi me integrimin e Shqipërisë në BE

SHËNIM/ Abuzimi me integrimin e Shqipërisë në BE

64
0
Shares

Drenica Qelia

drena qelia, vogel

Drenica Qelia

Sherrnaja politike në Tiranë e ka te paqartë se BE duket se ka vendosur të mos lëshojë e as kalojë, asnjë shkallë në këmbënguljen e vet se integrimi i Shqipërisë duhet të jetë i merituar dhe jo i shtyrë nga pas. Edhe qëndrimi gjerman ishte i tillë dhe ka shumë dite që është i njëjtë.
Merkel e tha por qeveria në Tiranë nuk ka dëshirë ta dëgjojë e jo më ta përsërisë atë qe tha Merkel. Ndërkohe që ushtria e propagandës dhe manipulimit të opinionit publik në zyrat e lyera me bojëra shumëngjyrëshe të qeverisë kanë nisur të shpërndajnë mjegullën e radhës, “sipas burimeve në kryeministri”, Merkel ka deklaruar, thuhet në njoftimin e mediave që e kanë marrë nga selia e Ramës.
Se si mund të ketë një referencë të tillë mediatike kur Merkel foli vetë dhe nuk kishte asnjë nevojë që burime “të sigurta” nga kryeministria të deklaronin nga Tirana këtë gjë.
Ky është fati i keq i medias në Shqipëri por edhe fati i mirë që europianët duket se i kanë kushtuar rëndësi  integrimit të Shqipërisë por një integrimi jo me burime të paidentifikuar por me kushte të realizuara dhe të qarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY