Një kompani “low cost” po vjen në Rinas

Një kompani “low cost” po vjen në Rinas

49
0
Shares

Kompania ajrore “low cost” WIZZAIR, do të nsië fluturimet në Rinas në muajin Prill 2017 pas një memorandumi që nënshkroi sot Ministri i Transporit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj me Ministrin e Zhvillimit Kombëtar të Hungarisë Miklós Seszták.

Ministri Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacione të tjera.
sokol dervishi nenshkruan

Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.

Në vijim ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti I Kuksit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion në këtë aeroport, tha Dervishaj.

Nga ana e tij Ministri I Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.

Ministri hungarez mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeroportin e Kuksit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY