Mziu: Në 3-vjet kemi aplikuar me 123 projekte, qeveria nuk na ka...

Mziu: Në 3-vjet kemi aplikuar me 123 projekte, qeveria nuk na ka financuar asnjë

67
0
Shares

Bashkia e Kamzës ka miratuar sot paketën fiskale të vitit 2017. Kryetari i Bashkisë , Mziu theksoi se që prej  3 vite e gjysmë kanë aplikuar  me 123 sociale, por asnjë projekt nuk është financuar nga qeveria. Sipas tij këto projekte janë vlerësuar pozitivisht nga Banka Botërore dhe KFW por përsëri nuk kanë gjetur mbështetje nga qeveria.
Kjo paketë fiskale sipas Mziut si qëllim ka krijimin e të ardhurave për t’i konvertuar ato në investime dhe shërbime, zhdukjen e informalitetit, zhvillimin e biznesit, rritjen e numrit të të punësuarve si dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë Kamwz përsëriti faktin se buxheti i vitit 2016 nuk ka qenë i mjaftueshëm megjithë lehtësirat fiskale që sipas tij kanë rritur numrin e të punësuarve , kryesisht në biznesin fason.
“Mos harroni, është qyteti i gjashtë në Shqipëri për numrin e popullsisë në 61 bashki pas ndarjes territoriale. Granti i fillimit të vitit jepet mbi bazën e numrit të popullsisë, madje është referenca kryesore, në fakt ne kemi marrë më pak sesa na takon. Besoj që i dini ju arsyet se përse” – është shprehur Mziu, duke theksuar edhe një herë sjelljen e qeverisë ndaj Bashkisë Kamëz.

kamez, keshilli bashkiak mbledhje (1)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY