KLSH Bashkisë së Tiranës: Urgjent ulni cmimin e biletave të autobuzëve urbanë

KLSH Bashkisë së Tiranës: Urgjent ulni cmimin e biletave të autobuzëve urbanë

55
0
Shares

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Bashkisë së Tiranës të anulojë rritjen e çmimit të biletës për transportin e urban qytetas, vendosur në 30 dhjetor të vitit të shkuar. Sipas KLSH-së, rritja e çmimit të biletës me 33% është e paargumentuar. Konstatimi për rritjen e paargumentuar të çmimit dhe rekomandimi për pezullimin e vendimit janë publikuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas inspektimit të punës në Bashkinë ë Tiranës.
“Sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 66, datë 30.12.2015, prezantohet edhe formula me të cilën këshilli bashkiak ka vlerësuar indeksimin e ri të çmimit të biletës. Kjo formulë është miratuar në 30.12.2015 dhe produkt i kësaj formule është rritja e çmimit të biletës prej 33%. Kur i kërkuam DTTRR, përllogaritjen e saktë të formulës së prezantuar në relacionin e VKB nr. 66 datë 30.12.2015, morëm përgjigjen finale se nuk është marrë në konsideratë as norma e inflacionit e deklaruar zyrtarisht dhe asnjë formulë paraprake.
 DTTRR konfirmon se kjo rritje çmimi prej 33% është bërë në masa emergjence. Për pasojë, rritja e çmimit të biletës së urbanit në linjat qytetëse është e pabazuar në relacionin bashkangjitur VBK nr. 66 datë 30.12.2015. Duke qenë se transporti urban përdoret nga masa e popullsisë dhe përdoruesit e këtij shërbimi përbëjnë afërsisht 36% të popullsisë, impakti që ka një rritje çmimi prej 33% e pabazuar në normën zyrtare të inflacionit dhe e pabazuar në asnjë formulë ekonomike, ndryshe nga çfarë shprehet VKB nr. 66 datë 30.12.2015, është një vendim i gabuar dhe prek në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik të qytetarëve”, thuhet në vendimin nr. 117 datë 23. 9.2016, i cili është publikuar pak ditë më parë në faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka edhe tri rekomandime për bashkinë në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të biletës.
“Bashkia e Tiranës të marrë masa e të përllogarisë defakto rritjen e mundshme të çmimit të biletës së transportit urban qytetës, mbi bazën e: 1. Normës së inflacionit të deklaruar zyrtarisht 2. Një formule të saktë dhe të qartë ekonomike 3. Një modeli të saktë dhe rasteve më të mira në vende të ndryshme. Deri në nxjerrjen e një analize të plotë e të saktë bazuar në kushtet e lartpërmendura, Bashkia e Tiranës të anulojë rritjen e çmimit të biletës së transportit urban qytetës”, thuhet në raportin e auditimit.
Sipas audituesit të KLSH-së, Bashkia e Tiranës nuk garanton në nivel të kënaqshëm një shërbim të pranueshëm të transportit publik qytetas. “Kuadri rregullator shfaq mangësi. Mungojnë akte, të cilat duhet të ishin pjesë e kuadrit rregullativ për të siguruar një shërbim cilësor të transportit urban qytetës. Mungesa e disa prej tyre, të cilat janë mjaft të rëndësishme në vendosjen e standardeve të cilësisë dhe monitorimin e shërbimit të ofruar nga operatorët, i jep përmasa afatshkurtra marrëdhënies mes operatorëve privatë dhe bashkisë.
Në kushte të tilla është e vështirë të ndërtohen strategji për ofrimin e shërbimit të duhur të transportit publik qytetës. Ekzistojnë dallime mes objektivave strategjike dhe strategjive të vendosura në këtë fushë. Gjithashtu, ka mungesa në plane taktike dhe operacionale, në përmbushje të këtyre objektivave strategjikë të miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe veprimet e ndërmarra nga drejtimi janë afatshkurtra, jokoherente dhe jo të bazuara në strategji afatgjata. Nga ana tjetër, marrëdhëniet e parregulluara formalisht midis strukturave brenda dhe në varësi të bashkisë ulin ndjeshëm efektivitetin e komunikimit dhe rrjedhimisht nuk garantojnë një proces efektiv në menaxhimin dhe monitorimin e këtij shërbimi”, thuhet në raport. GazetaShqiptare

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY