Greqia kalon në anën tjetër, gati të bllokojë hapjen e negociatave

Greqia kalon në anën tjetër, gati të bllokojë hapjen e negociatave

58
0
Shares

Deputetë grekë kanë paralajmëruar sot bllokimin e negociatave të BE me Shqipërinë pas polemikave dhe një debati për muaj më rradhë mes Tiranës zyrtare dhe Athinës.

Raporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian Knut Fleckentein i cili i kërkoi sot Komitetit të Jashtëm të PE që të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë u kundërshtua nga deputetët grekë.

Ai tha se Shqipërisë mund t’i kërkohen të përmbushë kriteret në reformën në drejtësi dhe ndërkohë negociatat të hapen por eurodeputetët grek bënë thirje për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë pasi nuk i ka përmbushur kriteret.

Madje, në komitet kishte edhe nga ata deputetë që paralajmëruan se do të vendosnin veton për integrimin e Shqipërisë nëse ky vend nuk i përmbush kriteret e kërkuara.

Eurodeputetët grekë gjithashtu thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e Shqipërisë së madhe pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Nga ana e tij, raporteri i Shqipërisë Fleckenstein kishte një përgjigje për eurodeputetët grekë për të cilët tha se janë shfaqur shpesh herë problematikë kur flitet për anëtarsimin e vendeve të tjera në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY