EKSKLUZIVE/Zbardhen detajet, takimi mes Ramës dhe Chrisbaum në kufijtë e skandalit

EKSKLUZIVE/Zbardhen detajet, takimi mes Ramës dhe Chrisbaum në kufijtë e skandalit

49
0
Shares

Burime të besueshme në Kryeministri thanë për droni.al se takimi i Kryeministrit Rama me deputetin Krichbaum ka qenë në kufjtë e skandalit për shkak të sjelljes së Kryeministrit.

Pak orë pas konferencës për shtyp që dha deputeti gjerman dhe ku u nënvizuan 7 kushte për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, Krichbaum ka shkuar në zyrën e Ramës për një takim.

Në zyrë kanë qenë tre veta, Kryeministri, deputeti gjerman dhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz. Që në momentin e parë kur Kryeministri është afruar te tavolina e bisedës, nga pozicioni në këmbë sic ishte ka përplasur deklaratën për shtyp përpara deputetit gjerman. Ai e ka shoqëruar këtë me një thirrje të ashpër ndaj deputetit duke e quajtur atë spiun të opozitës shqiptare.

Krichbaum është befasuar nga kjo sjellje dhe është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Ai ka marrë deklaratën e tij përplasur nga Rama dhe ia ka përplasur në tavolinën përpara tij. “ Është qëndrim i grupit të CDU dhe jo qëndrim personal” i ka thënë deputeti Kryeministrit Rama që ndërkohë adresonte me fjalë mysafirin.

Është dashur ndërhyrja e ambasadores gjermane që situata të qetësohej sadopak për të vijuar edhe pak minuta, aq sa ambasadorja ka shpjeguar edhe njëherë qëllimin e takimit dhe ka përsëritur informacionin e deklaratës.

Kjo ka qenë një nga arsyet që Krichbaum kishte parashikuar edhe manipulimet e deklaratave të tij në Tiranë. Ai ka publikuar më pas të gjithë konferencën e shtypit në faqen e tij në rrjetet sociale dhe ka shpjeguar për ndjekësit se pse e ka kryer atë veprim.

Katër ditë pas takimit në Tiranë me Kryetarin e Komisionit të Integrimit në Bundestag Krichbaum, Kryeministri i vendit Edi Rama ka shkelur Gjermaninë dy herë, një herë i ftuar i Rumeniges për të parë Bajernin dhe së dyti i ftuar i Kancelares Merkel për të biseduar për hapjen e negociatave.

Por takimi i i para katër ditëve e ka ndjekur Kryeministrin duke ia bërë të vështirë edhe udhëtimin e parë, edhe udhëtimin e dytë. I pari për shkak të grevës së pilotëve gjermanë dhe nuk ka lidhje me skandalin në zyrën e tij në Kryeministri dhe i dyti për shkak të kushteve që renditi Kancelaria Merkel, dhe që nuk janë as më shumë dhe as më pak se sa letra që përplasi në tavolinë ndërsa do niste takimin me zyrtarin e lartë gjerman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY