Edi Rama i ankohet veteranëve për “armiqtë e brendshëm” të integrimit…, “i...

Edi Rama i ankohet veteranëve për “armiqtë e brendshëm” të integrimit…, “i fërkon kokën” Ilir Metës

67
0
Shares

Pas takimit të djeshëm me Angela Merkel, Edi Rama ka zgjedhur sot një takim me veteranët për PD-në, “armikun e brendshëm” të integrimit.
“E kam të pamundur të bëj sikur nuk shoh atë që po bën PD për ta rrënuar imazhin e Shqipërisë para partnerëve ndërkombëtarë duke u përpjekur ta bllokojë rrugën e negociatave duke mos lënë shpifje pa amplifikuar, duke e paraqitur Shqipërinë si Kolumbi dhe shumica parlamentare shqiptare është strofull kriminelësh dhe ku të gjithë duan të arratisen”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, në një kohë kur aleati i tij. Ilir Meta” po e mban varur”, me mosdhënien e fjalës për një koalicion të mundshëm për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka zgjedhur “ti fërkojë” kokën, e “ta marrë me të mirë”, kreun e LSI-së.
Në këtë kontekst, nuk ia kurseu një falënderim i posaçëm e të përveçëm Ilir Metës “pa të cilin si një skuadër kompakte, reformat nuk do të mund të bëheshin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY