Durrës, burrë dhe grua luftë për paratë, me enë kuzhine dhe ujë...

Durrës, burrë dhe grua luftë për paratë, me enë kuzhine dhe ujë të nxehtë

118
0
Shares

Një burrë ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pas sherrit në familje. Mësohet se Erion Bregasi, 35 vjeç i ka hedhur gruas së tij F.Bregasi, 32 vjeçe një tenxhere me ujë të nxehtë në kokë duke i shkaktuar lëndime.
Sipas të dhënave zyrtare familja Bregasi jetonte në Spitallë dhe gjatë ditës së sotme burrë e grua janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke përdorur të gjitha ‘armët’.
Gruaja i ka kërkuar llogari burrit se  ku i ka harxhuar paratë dhe e ka qëlluar me pjata e filxhanë 35-vjeçarin. Por nga ana tjetër burri nuk ka ndenjur duarkryq.
Ai ka marrë tenxheren me ujë të nxehtë dhe ia ka hedhur gruas në kokë. Uji i nxehtë i ka rënë në fytyrë dhe në kurriz gruas duke pësuar djegie por jo të shkallës së rëndë. Të dy kanë përfunduar në spital, 35-vjeçari me hematoma dhe  ajo me djegie. Ata kanë marrë mjekimin ndërsa më pas policia ka prerë fletë-arrestin për burrin, kurse gruaja ka shkuar në shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY