Dibër, pijnë së bashku, më pas grinden dhe plagos bashkëfshatarin me thikë

Dibër, pijnë së bashku, më pas grinden dhe plagos bashkëfshatarin me thikë

45
0
Shares

Policia e Dibrës ka arrestuar një 43-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një të ri. Ngjarja njoftohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në sheshin “Bajram Curri” në Peshkopi ku shtetasi Robert Trupja 43-vjeç, banues në Staravec ka plagosur me thikë 27-vjeçarin me iniciale S. F., për motive të dobëta.
Policia thotë se krimi ka ndodhur ndërsa autori ndodhej në gjendje të tronditjes së fortë psikike. Trupja së bashku me të riun kishin pirë bashkë në një lokal në periferi të Peshkopisë dhe në gjendje të dehur të dy kanë nisur të debatojnë ku më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë nga 43-vjeçari.
I riu S. F., është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka bërë arrestimin e autorit nën akuzën për veprën penale të “Plagosjes së rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY