Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendit orët e fundit kanë sjellë edhe reshjet e para të borës dhe ngrica kryesisht në pjesën veriore të territorit. Reshjet gjatë natës kanë sjellë probleme në disa akse rrugore.
Në Pukë zonat me ngrica dhe borë janë në akset Pukë-Fushë Arrëz, rruga e Iballës, Fushë Arrëz-Gjegjan
Në Tropojë aksi Qafë Mali-Bajram Curr është me ngrica .
Në Kukës, në zonat malore trashësia e borës arrin deri në 10-20 cm dhe akset me probleme janë Fushë Arrëz-Kukës dhe Rruga e Kombit ku trashësia e borës është 4-cm
Në Dibër ka ngrica në aksin Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Klos
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/