ANALIZA/ BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë në Samitin e dhjetorit

ANALIZA/ BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë në Samitin e dhjetorit

63
0
Shares

Bashkimi Europian nuk do të marrë vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në Samitin e 15 dhe 16 dhjetorit të 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive europiane. Kjo pasi rekomandimi i kushtëzuar i Komisionit Europian dhe qëndrimi aktual i shteteve anëtare për Shqipërinë  e bëjnë të pamundur një vendim të tillë.
Në bazë të traktatit të Lisbonës, rekomandimi i i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE i kalon për shqyrtim Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian, që duhet të votojë unanimisht çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Duke qenë se bëhet fjalë për rekomandim të kushtëzuar të Komisionit Europian, kjo nuk krijon bazë të mjaftueshme për shtetet anëtare që të votojnë në dhjetor për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por vetëm të diskutojnë mbi kushtëzimin që i është venë Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Shtetet anëtare do t’i rikthehen dosjes së Shqipërisë vitin e ardhshëm sipas shumë gjasave pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2017, vetëm nëse së pari Komisioni Europian konsideron se vendi ka përmbushur  kushtin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe unanimiteti mund të arrihet vetëm nëse të gjitha shtetet anëtare konsiderojnë se janë përmbushur të gjitha kushtet nga Shqipëria.
Arritja e unanimitetit në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për Shqipërinë është qartësisht larg. Mjafton të përmendet që shtete të kyçe të Bashkimit Europian, si Gjermania, Franca, Holanda konsiderojnë se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, të cilave u bashkëngjiten edhe shtete të tjera si Suedia, apo Greqia.
Në aspektin proçedurial, do të jenë ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian që do të diskutojnë në 9 dhjetor rreth rekomandimit të Komisionit Europian, sipas të cilit Shqipëria duhet të përmbushë  kushtin e zbatimit të reformës në drejtësi me fokus ligjin e Vettingut për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.
Mbi bazën e rekomandimit të Komisionit Europian dhe të diskutimit të ambasadorëve të përhershëm, në 13 dhjetor ministrat e jashtëm do ta inkurajojnë Shqipërinë të plotësojë kushtin e vendosur nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave, por në konkluzionet e tyre mund të shtojnë edhe kushte shtesë, si rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe zgjedhjet e përgjithshme në vend.
Burime të Këshillit të ministrave janë shprehur për ABC News, se është absurde të presësh vendim për hapjen  e negociatave të anëtarësimit kur vetë Komisioni Europian konsideron se vendi nuk është gati dhe se shtete anëtare kanë përgjithësisht rezerva dhe madje në disa raste skeptike mbi rekomandimet e Komisionit Europian dhe se nuk ka ndodhur kurrë që shtetet anëtare të jenë më optimiste se Komisioni Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY