Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Dorjan Braho, 38 vjeç, banues në Yzberisht –Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë (në dalje të Republikës së Shqipërisë) nga shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur kamerën fibroskop në mjetin në pronësi të tij tip “Volkswagen” me targa AA 904 PB, në pjesën e serbatorit, u evidentuan dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 34 shishe plastike të mbushura me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 10 kg.
Dorjan Braho u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/