Dy të rinj në Kukës janë arrestuar nga policia për plagosjen me thikë të dy personave të tjerë.
Blutë kanë arrestuar Jeton Koloshi, 21 vjeç dhe Tasim Cengu, 26 vjeç, banues në fshatin Bele pasi gjatë ditës së diel, në lagjen nr. 2 janë konfliktuar për motive të dobëta me dy persona të tjerë duke i goditur me thikë.
Të plagosur kanë mbetur M. S., 39 vjeç, banues në fshatin Bele, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe S. M., 21 vjeç, banues në Kukës, jashtë rrezikut për jetën.
“Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” janë veprat që dy shtetasit kanë kryer dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/