Anëtari i kryesisë së PS dhe ish-deputet i kësaj partie ka bërë thirrje sot më rastin e festës së pavarësisë për një përmbysje sipas tij të kastës së vjetër.
“…Duhet të pranojmë me keqardhje të madhe se, Shqipëria këto 25 vite, u sundua prej kastave të korruptuara, të paafta e mizore, të cilat, më së fundi dhe nën trysni, gërryen sovranitetin e Republikës sonë të pavarur”, deklaron Kokëdhima në mesazhin e tij për festat e nëntorit.
Biznesmeni dhe botuesi i njohur që nga viti 1997 e ndan veten nga kjo kastë që ka drejtuar vendin duke e quajtur qeverisjen aktuale si diktatura e skamjes, injorancës, padrejtësisë etj.
“Duket sikur e keqja ka triumfuar përfundimisht, por kjo nuk është kështu. Populli po zgjohet. Rinia po ndërgjegjësohet. Të varfërit, të përbuzurit, të papunët, të harruarit, të palumturit po ngrihen. Revolta e tyre do e thyejë kastën që po shkatërron jetën dhe egzistencën e qytetarëve tanë. Ja vlen të luftojmë. Të fitojmë mbi frikën e pamundësinë”, thotë ish-deputeti i PS, Koco Kokëdhima.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/