Ilir Meta: Jam optimist për hapjen e negociatave, reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse

Ilir Meta: Jam optimist për hapjen e negociatave, reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse

59
0
Shares

Kryeparlamentari duke folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në, u shpreh optimist se në muajin dhjetor Këshilli i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave për vendin tonë.
“Jemi optimist për hapjen e negociatave dhe për reformën në drejtësi se do të përmbyllet e plotë”, deklaroi Meta.
Duke folur për reformën në drejtësi, Meta deklaroi se shpresonte që ajo të ishte e plotë dhe në bashkëpunim edhe me opozitën.
Këtë deklaratë, kryetari i Parlamentit Ilir Meta e bëri nga Shkodra, ku edhe uroi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kreu i Kuvendit komentoi edhe qëndrimin e demokratëve që ditën e sotme festojnë dy festat bashkë, pavarësinë dhe çlirimin.
“29 Nëntori nuk është vendosur si datë çlirimi nga ne. Kultura e vjetër duhet t’i takojë të kaluarës”, tha Ilir Meta.
Për sa i përket koalicioneve, Meta tha se nuk komentonte qëndrimet e deputetëve të caktuar.
“Sa i përket koalicioneve nuk komentoj mbi qëndrime të deputeteve të caktuar”, u shpreh Meta, duke komentuar qëndrimin e deputetit të partisë së tij, Gjovalin Kadeli, që ka përjashtuar mundësinë e koalicionit LSI – PD, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY