Pas vjedhjeve të parave të taksapaguesve shqiptarë, Erion Veliaj vjedh edhe idetë.
Denoncimi vjen nga PD.
NË emër të kësaj partie, Enno Bozdo ka denoncuar vjedhjen e idesë së krijimit të Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare, katër vjet më parë, të cilës Erion Veliaj i ka nderuar vetëm emrin.
“Katër vjet më parë, me iniciative të Lulzim Bashës, u krijua Kuvendi Kombëtar i Njësive Vendore Shqiptare.
Vendimi u mor gjatë takimit me kryetarët e Komunave të Prishtinës, Isa Mustafa, të Tetovës, Sadi Bexheti, të Preshevës, Ragmi Mustafa, të Ulqinit, Nasif Cunku, si dhe te kryetarëve të Komunave të Gostivarit, Strugës, Dibrës së Madhe, Çairit, të Prizrenit, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Podujevës etj, ne vigjilje te 100 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë.
Kuvendi i përhershëm, i organizuar sipas përvojave më të mira ndërkombëtare, evropiane shërbeu për të vene ne zbatim praktikat më të mira të mirëqeverisjes lokale, ndarjen e eksperiencës nisur nga përvojat e njëri – tjetrit, eksperienca të cilat ndihmojnë për të zgjidhur probleme të përbashkëta apo të përveçme, si dhe për të forcuar bashkëpunimin dhe shërbyer më mirë qytetarëve. Kjo inisiative gjithashtu u ideua te shërbente për çuarjen përpara te ndjesisë së ribashkimit kombëtar, aspiratën e qytetarëve tanë për identitet evropian dhe për bashkim në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë që kjo iniciative duhej vetëm çuar përpara, Erion Veliaj vendos t’i ndryshojë emrin e ta shesë si iniciative të tij. Kjo në fakt pas vjedhjes dhe abuzimit me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit është e vetmja punë që di të bëjë.
Çdo media e lirë mund ta vërtetonte këtë fakt vetëm me një kërkim në arkivin e saj ose në google.
Ky veprim veçse e bën me qesharak Erion Veliajn ne sytë e shqiptareve, këtej e andej kufijve”, u shpreh Bozdo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/