Deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum ka publikuar në faqen e tij zyrtare në internet videot e konferencës së shtypit në Tiranë dnërkohë që ka kominukura me komentuesit e tyre.
“Para se të fillojnë negociatat e Shqipërisë me BE-në për anëtarësim, duhet të zbatohen kushtet e vendosura nga Komisioni Europian. Grupi parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman e ka rikonfirmuar këtë përmes një letre me 7 pika. Më poshtë janë videot e konferencës për shtyp, e cila është në gjuhën shqipe. Për shkak të shumë pyetjeve dhe raportimit të rremë, do të doja ta publikoja”, thotë deputeti Krichbaum në postimin e tij.
Ndërsa në komentet poshtë tyre ai ka hedhur poshtë përcaktimet e mediave afër qeverisë dhe vetë zyrtarëve të lartë të qeverisë përfshirë Kryeministrin se deklaratat e tij kanë qenë qëndrime personale. “Kam shprehur qëndrimin e CDU/CSU në lidhje me prioritetet që duhet të përmbushë Shqipëria për hapjene negociatave”, ka deklaruar Krichbaum.
Në këtë faksimile përkthimet janë bërë automatikisht nga google, kështu që gabimet në sintaksë mund të merren me mend
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/