Një histori jo e zakonshme e cila ka ndodhur në kryeqytet, ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçare.
Sipas burimeve të Policsë së Tiranës, mësohet se e reja Sh. Lili, ka përndjekur dhe më pas kërcënuar një 38-vjeçar banues në Tiranë.
Sipas të njëjtave burimeve nga policia, bëhet e ditur se27-vjeçarja e përndiqte prej kohësh burrin me iniciale R. D., madje e kishte kërcënuar disa herë verbalisht dhe me SMS.
Hera e fundit ka qenë dje rreth orës 15:45, por ndërsa 38-vjeçari ndodhej në Stacionin e Policisë ku po jepte deklarim dhe po rrëfente situatën në të cilën ndodhej, e reja ka telefonuar 112 duke dhënë alarmin se personi në fjalë po e kërcënonte. Oficerët e policisë kanë mbetur të çuditur, pasi para tyre ndodhej personi që supozohej se po kërcënonte 27-vjeçaren.
Policia ka shkuar në banesën e saj dhe e ka shoqëruar në polici, por sërish e reja ka thënë versionin e rremë të historisë. Asaj i janë vënë prangat për përndjekjen dhe kërcënimin e 38-vjeçarit si dhe për kallëzim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/