ALARMI i BE/ Ujërat lumorë dhe detarë shqiptarë në masën 40% janë...

ALARMI i BE/ Ujërat lumorë dhe detarë shqiptarë në masën 40% janë të ndotur

115
0
Shares

Rreth 40 % e ujërave shqiptare lumore dhe detare janë të ndotura çka përbëjnë një risk serioz për detin Adriatik dhe Jon dhe gjallesat që rriten në to,  pasi nëpërmjet lumenjve shkarkohen ujëra të zeza dhe mbetje urbane të papërpunuara më parë. Bashkimi Europian i ka dhënë një rëndësi të veçantë cilësisë së ujërave dhe ky vlerësim është bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit me seli në Vjenë.
“40 % e ujërave të Shqipërisë janë të një cilësie jo të mirë. BE-ja ka vlerësuar se për t’i sjellë në parametra nevojiten 2 miliardë euro. Ndërkohë që deri më tani janë siguruar 100 milionë euro për ndërtimin e impianteve për përpunimin e ujërave dhe mbetjeve urbane”, shprehet Miriam Angoni.
Ndonëse janë ndërtuar impiante në Durrës, Shkodër dhe Vlorë me qëllim përpunimin dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave më parë se të derdhen në det, pushteti vendor në këto qarqe nuk është kujdesur për funksionimin e tyre. Në Vlorë impianti i përpunimit të ujërave që kur u ndërtua, pothuajse nuk ka funksionuar fare dhe tanimë kërkohen miliona euro për ta rikonstruktuar. Ndërsa në bashki të tjera nuk funksionojnë me kapacitet të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY