Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar pezullimin dhe nisjen e procedurave për shkarkim të drejtuesit të Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Ballsh, Besmir Selami dhe juristit Erlin Xhafaj.
Vendimi i tij vjen fill pas një informacioni të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi një procedurë regjistrimi të paligjshme, nga ana e Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme.
Mësohet se DPT-ja ka kryer verifikimet paraprake ku nga ana e Kryeregjistrusesit është konkluduar mbi një transaksion të dyshimtë.
Përveç kësaj, Manjani ka urdhëruar vijimin e një inspektimi të thelluar administrativ të çështjes dhe referimit të saj prokurorisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/