Deklarata e Hammer, Pollo sjell detaje që nxjerin zbuluar Ramën dhe Bushatin

Deklarata e Hammer, Pollo sjell detaje që nxjerin zbuluar Ramën dhe Bushatin

83
0
Shares

Deputeti austriak Michael Hammer (PPA), shef i shoqatës parlamentare të miqësisë Austri-Shqipëri e ka quajtur sot hashashin pengesë për negociatat dhe aludon për perfshirjen e qeverisë në kultivim e trafik. Shqetësim per lirine e medias.

“Një tjetër shpullë gjermanisht për qeverinë Rama. Kësaj radhe nga Vjena. Kryetari i shoqatës parlamentare të miqësisë Michael Hammer i përmend drogën e kriminalitetin si probleme të rënda që qeveria duhet ti jape zgjidhje para se të shpresojë çeljen e negociatave me BE. Madje duke shtuar se qeveria duhet ti japë fund këtyre praktikave ai është politikani i parë europian që aludon publikisht për përfshirjen e qeverisë Rama në kultivimin e trafikun e droges. Hammer gjithashtu përmend si shqetësim lirine e medias.

”, ka komentuar deklaratën deputeti i PD, Genc Pollo.

Michael Hammer eshte deputet shumë i afërt me Ministrin e Jashtëm austriak Sebastian Kurz. Ky i fundit bashkë me kolegun italian Gentiloni sipas burimeve pranë qeverisë Rama kanë lobuar fort për integrimin europian të Shqiperise e pë hapjen mejëherë te negociatave dhe ishin sponsoret e mëngjesit të punës 14 nëntor në Bruksel me Edi Ramën dhe një numër ministrash të jashtëm të BE.

“Rama deklaroi pas mëngjesit se tanimë priste vendim pozitiv për hapjen menjëherë té negociatave. Në atë takim nuk kishte asnjë përfaqsues nga CDU e Merkelit pra pozicionimi kushtëzues i tyre përmes deputetit Krichbaum është korrekt. Por dalja në të njëjtën linjë e politikanëve pranë ministrit Kurz ngre pyetje mbi sinqeritetin e Bushatit e Ramës kur e kanë paraqitur ministrin austriak e qeverinë në Vjenë si përkrahëse pa kushte të kërkesave të tyre e pa vërejtje për problemet e vendit”, vëren Pollo.

Mjafton të vëresh që Johann Sattler, ambasadori austriak në Shqiperi është ndër ata diplomatë europianë të Tiranës që ka folur hapur për kanabisin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY