Kreu i PD-së i është përgjigjur kryeministrit lidhur me pretendimet e Ramës se Basha “kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë…”.
“Lëri përrallat me armiq imperialistë. Mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, vendi po zbrazet e të papunët shtohen çdo ditë, maturantëve ua dogje ëndrrat për arsim, studentët po lënë shkollën prej tarifave te rritura, fermerët nuk i ngop dot me përralla për kredi, shëndetësinë e çove ne kolaps. Krimi, droga dhe korrupsioni i kanë zënë rrugën vendit. Këto janë hallet e shqiptarëve e jo armiqtë imagjinarë që zbulon nga dhoma e vizatimeve. Është ora e të vërtetës”, i përgjigjet Lulzim Basha, Edi Ramës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/