Ish-Kreministri Sali Berisha po merr pjesë në komsionin hetimor parlamentar ndaj CEZ. Në fillim të punës së komisionit , deputeti demokrat Arben Ristani i kërkoi largimin nga drejtimi i komisionit për Taulant Ballën pasi ishte në konflikt interesi me zotin Berisha. Ai ka një vendim të formës së prerë nga gjykata në një cështje me ish-kryeministrin Berisha dhe sipas rregullores, në rrethana të tilla Balla duhej të tërhiqej nga drejtimi i komisionit për sa kohë do të dëshmonte Berisha.
Kërkesa e Ristanit u kundërshtua nga deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu. Ndërkohë që më pas deputeti Taulant Balla provokoi ish-kryeministrin Berisha me synim që ai të largohej nga komisioni.
Berisha replikoi duke i thënë se ai do dëshmonte edhe pse e dinte se Balla ishte një përdhunues ordiner.
Balla tha se nëse do të ishte gjyqtar do të jepte shumë dënime për Berishën duke kompromentuar paanësinë e tij dhe të komisionit gjatë dëshmisë së deputetit Berisha.DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/