Universiteti i Vlorës pezullon nga detyra pedagogen Dorina Mino, pas denoncimit nga emisioni “Stop”. Ajo akuzohet për korrupsion.
Pedagogia e Shkencave, e cila jepte lëndën e Sistemeve Operative, pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, i jepte provimet studentëve të saj kundrejt një pagese prej 15 mijë lekësh të reja për çdo të tillë.
Mino kishte “rekrutuar” edhe seksere, për të mbledhur paratë e provimeve. Gjithçka u zbulua një natë më parë, përmes një kamera të fshehtë të shfaqur në emisionin investigativ “Stop”, në TV Klan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/