Policia Italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës që kalonte nga Peruja, Holanda e Shqipëria për të përfunduar në një bazë në një zonë të Milanos. Agjentët e policisë kanë arrestuar 45 persona në sajë të një hetimi që kishte nisur në nëntor të 2013, prej të cilit është bërë i mundur zbulimi i grupit krminal. Kjo bandë përbëhej nga italianë dhe amerikanojugorë dhe merrej me importimin e shitjen e drogës në Milano. Mësohet se kokaina vinte nga Peruja dhe Holanda, ndërsa marjuana nga Shqipëria, sipas abcnews.
Mediat italiane bëjnë të ditur se pjestarët e bandës kryenin transportimin e marijuanës nga Shqipëria duke e dërguar fillimisht në Holandë. Prej aty marijuana shkëmbehej me sasi kokaine, që importohej në Itali. Gjatë operacionit të Policisë Italiane mësohet se janë sekuestruar mbi 33 kg kokainë, 580 kg marjuanë, 6 kg hashash dhe 18 mijë euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/