Qeveria ka vendosur t’i japë fund tregtimit jashtë çdo kushti hijeno-sanitar të kafshëve dhe mishit të tyre.
Nga 1 dhjetori, çdo kafshë që nxirret në treg pa certifikatën veterinare do të sekuestrohet.
Fushatën e iniciuar nga ai vetë, Kryeministri ka urdhëruar të zbatohet me përpikëri nga të gjithë kryetarët e bashkive, të cilëve u shpjegoi planin, në një takim të zhvilluar në Kryeministri.
Rama tha se kjo është vetëm masë paraprake, për t’i dhënë fund tregjeve të improvizuar dhe shumë larg standardeve që kërkohen, pasi nga 2017 qeveria e tij ka një plan edhe më shtrëngues, për të disiplinuar tregtimin e mishit dhe kafshëve.
Kryeministri u ka kërkuar kryebashkiakëve të përqafojnë modelin e qeverisjes së tij, për një bashkëpunim publik privat për ndërtimin e tregjeve moderne dhe me standarde.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/