Media greke pas intervistës së Ramës, shqetësim për lidhjet me Erdoganin

Media greke pas intervistës së Ramës, shqetësim për lidhjet me Erdoganin

62
0
Shares

Deklaratat e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama kanë ndezur reagime nacionaliste në Greqi. Kryetari i partise opozitare Demokracia e Re, Qiriakos Micotaqis u shpreh se kryeministri Edi Rama, te cilin e quajti satelit te presidentit turk Erdoan, shprehu nje nacionalizëm ne rritje gjate intervistës. Ai u tha gjithashtu deputeteve te partisë se tij se Shqipëria është një tjetër shqetësim i madh real në rajon, pasi i ka vene ne tryeze te gjitha çështjet.

Micotaqis duke iu referuar deklaratave të Rames akuzoi qeverinë Cipras për strategjinë që po ndjek lidhur me çështje të politikës së jashtme. Intervista e dhënë per ‘SKAI’ është pasqyruar dhe komentuar gjerësisht edhe ne shumicën e mediave greke. Paketa Rama e çështjeve te pazgjedhura mes Athines dhe Tiranës. Ky është titulli i shkrimit te prestigjozes greke “Kathimerini” qe vë theksin te disa nga pretendimet e palës shqiptare, duke perifrazuar kryeministrin Rama për disa nga këto problematika si “Çështja çame një problem i të drejtave të njeriut”, “Arqipeshkpvi shqiptar”, referuar Gjergj Dushmanit, “Shfuqizimi i ligjit të luftës”, apo “Marrëdhëniet strategjike me Turqinë dhe Maqedoninë”.

“Kathimerini” ne komentin qe i ben intervistës ve theksin te miqësia e Rames me presidentin turk Erdogan dhe konfirmimin e tij per marrëdhënie te shkëlqyera me Turqinë. Ndërsa e përditshmja greke “Protothema” shkruan se ishte nje interviste ku me shume kishte pretendime te ngritura, sesa dhenie përgjigjesh per pyetjet e gazetarit. Reagimet kane qene te shumta edhe ne rrjetet sociale.

Nje pjese e qytetareve greke qe kane ndjekur intervistën kane komentuar ne profilin e gazetarit Alexis Papahelas ne lidhje me anglishten perfekte te kryeministrit Rama. “Trishtim dhe zhgënjim kur dëgjon Ramen te flas anglisht me rrjedhshëm se kryeministri ynë,” shprehet nje qytetar.

Ndërsa te tjerë shkruajnë se Rama merr mbështetje nga Erdogani, prandaj ishte aq i prere ne çështjet qe ngriti. Intervista është ndjekur nga 130 mije shikues, ndërsa ne faqen e internetit mori mbi 500 mije klikime.vizion

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY