FATMIR GUDA/Ish-kryetari i Leskovikut, prandaj po kërkojnë pranga për mua

FATMIR GUDA/Ish-kryetari i Leskovikut, prandaj po kërkojnë pranga për mua

100
0
Shares

Ish kryetari i Bashkisë së Leskovikut, Fatmir Guda deklaroi sot se nisja e procedimit penal ndaj tij vjen fill pas fushtës elektorale në Kolonjë.

“ E gjitha është një hakmarrje e pastër politike, e cila vjen pas presionit të bërë gjatë kësaj fushate nga strukturat e policisë kriminale të drejtorisë së Policisë Korçë, elementë të së cilës duke më kërkuar të rrija rrehat më kanë komunikuar se në lidhje me personin tim ka disa çështje për tu sqaruar. Gjithashtu pjesë e këtij presioni ka qënë edhe konfrontimi fizik ndaj meje mesnatën para datës së zgjedhjeve, ku jam kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar me fytyre te mbuluar dhe me pistoletë, ngjarje për të cilën kam bërë dhe denoncimin përkatës.

Duke lënë veten time në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e këtij proçesi të montuar politikisht, garantoj gjith qytetarët e Leskovikut se asnje rast nuk i kam tradhëtuar, por më i vendosur se kurrë do jem me ta kundër kësaj qeverie armike për vdekje të votës së lirë dhe kundërshtarëve të saj politikë”, deklaroi Guda.

Policia e Korcës njoftoi sot se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj Fatmir Gudës me akuzën se ka shitur troje publike në mënyrë të paligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY