Foto Ilustruese
Zjarri i shkaktuar nga një qiri i lënë ndezur i ka marrë jetën 80-vjeçares Mike Zenollari në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.
E moshuara jetonte në një barakë e cila është shkrumbuar tërësisht së bashku me mbesën e saj të paralizuar. Ndërhyrja e fqinjëve bëri të mundur shpëtimin e fëmijës, ndërsa për shkak të flakëve të mëdha qe e pamundur që të shpëtohej dhe e moshuara.
Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve asgjë nuk mundi të shpëtohej nga kasollja ku jetonte e moshuara. Pas shuarjes së flakëve është bërë i mundur nxjerrja e trupit të viktimës e cila ishte shkrumbuar totalisht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/