EMRAT/ Tiranë, lëviznin të armatosur nëpër Babrru, arrestohen dy të rinj

EMRAT/ Tiranë, lëviznin të armatosur nëpër Babrru, arrestohen dy të rinj

98
0
Shares

Foto, Armët e sekuestruara

Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë
Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.
Sipas burimeve zyrtare ët Policisë së Tiranës, mësohet se këta persona janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ndërsa poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, dy armë zjarri automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër.
Grupi hetimor po punon për të gjetur prejardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY