DYSHIMET/ Vrasja e Nelgert Patës, kush e nxori në pritë…?!

DYSHIMET/ Vrasja e Nelgert Patës, kush e nxori në pritë…?!

80
0
Shares

Policia ka shoqëruar dhe ka liruar deri më tani 27 persona, në cilësinë e dëshmitarëve apo që mund të kenë dijeni për lëvizjet e 34-vjeçarit Nelgert Pata, i cili mbeti i vrarë dy ditë më parë në një atentat në Fier.
Mes të shoqëruarve, të cilëve u janë marrë dëshmitë, është edhe pronari i hotelit ku i riu ka qëndruar tri ditët e fundit, menaxherët dhe kamerierët e një lokali ku ai është parë duke pirë kafe me 3-4 persona, të cilët e shoqëronin dhe që mendohet të kenë qenë miq të tij.
Sipas Policisë, janë sekuestruar edhe kamerat e katër bizneseve. Njëra është e hotelit, një tjetër e lokalit, si dhe të dy bizneseve të tjera që kanë qenë më afër vendit të ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se njëra prej kamerave të një biznesi aty afër ka qenë në një kënd të tillë që e ka regjistruar të gjithë krimin e rëndë. Hetimorët janë fokusuar pikërisht në të dhënat e kësaj kamere, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Paraprakisht këta të fundit dyshohet se jenë vrasës me pagesë dhe se ata kanë qenë të mirinformuar për të gjitha lëvizjet e shënjestrës së tyre. Për efekt hetimi blutë nuk japin të dhëna të tjera në lidhje me pamjet e kamerës së sigurisë.
Ata nuk përjashtojnë dyshimin se 34-vjeçari tepelenas të jetë nxjerrë nga dikush në pritë.
Tabulatet e telefonit të tij do të hetohen për të verifikuar të gjitha thirrjet që ai ka pasur para krimit, por edhe gjatë ditëve të fundit. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY