Miratohet në parim paketa fiskale për 2017, por vetëm me votat e maxhorancës.
Opozita ka votuar kundër ndryshimeve të disa taksave të parashikuara për vitin e ardhshëm. Sipas demokratëve ndryshimet e paraqitura lenë hapësirë për evazion, por sipas Ministrit të Financave këto ndryshime janë te domosdoshme.
Sipas opozitës, rritja e çmimit të gazit për automjetet është një shteg për evazion fiskal.
Demokratët i konsideruan ndryshimet fiskale si talljen më të madhe që mund ti bëhet biznesit, duke hedhur poshtë edhe ndryshimet për rentën minerare.
Të premten, Komisioni i Ekonomisë do të miratojë në parim buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe do të dëgjojë kandidaturat për anëtarë dhe kryetarë të Autoritetit të Konkurencës.
Komisioni u përfshi nga debatet në lidhje me nivelin e taksave
Ridvan Bode: Masat e marra nxisin evazionin fiskal dhe janë klienteliste, janë dy masa ajo e gazit dhe ajo e vendosjes së pullave të akcizës në magazinat doganore duke nxjerrë jashtë loje sistemin për pullat e akcizës.
Arben Ahmetaj: Pikat e mbushjes të gazit për gatim dhe për ngrohje për qytetarët do të jenë pika specifike dhe jo rëndom kudo, që ka një element shtesë sigurie. Patjetër që ka sfidë administrimin, në përgjithësi në praktikën e mirëadministrimit.
Erjon Braçe: Ne e kemi bërë zero ti më tregon mua 10.5% të qarkullimit. Nuk ka kuptim.
Ridvan Bode: Lëre, çfarë zero? Ti ke ulur një taksë dhe ke katërfishuar të gjithë taksat e tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/