VIDEO/ Tiranë, Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale

VIDEO/ Tiranë, Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale

100
0
Shares

Efektivët e Komisariati Nr. 2 të Policisë së Tiranës, kanë parandaluar një ngjarje të rëndë.
Me të marrë njoftimin se në shtëpinë e Florenc Fejzullahu, kishte armë zjarri pa leje, menjëherë janë nisur për në banesën e këtij personi.
Në momentin që policia është afruar në banesën e tij ka konstatuar se Florenc Fejzullahu, po konfliktohej me një nga banorët e pallatit, të cilin dhe po e kanoste seriozisht për jetën.
Menjëherë është bërë normalizimi i situatës dhe është bërë arrestimi në flagrancë i Florenc Fejzullahu, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të një armë zjarri pistoletë, e llojit “Zastava”, me dy fishekë në krehër dhe një fishek në fole.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY