Rama përballë 4 gazetarëve grekë në “Histori”, cdo të thotë për Camërinë

Rama përballë 4 gazetarëve grekë në “Histori”, cdo të thotë për Camërinë

50
0
Shares

Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në emisonin “Histori” që transmetohet në televizionin grek Skai rreth mesnatës kur pritet të flasë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në fakt intervista tashmë është regjistruar dhe transmetohet sonte.

Shikuesit janë të interesuar nëse Kryeministri Rama do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Greqisë edhe në median e këtij vendi.

Programi transmetohet në orën 23 30 me atë lokale. Rama do përballet me pyetjet e katër gazetarëve të njohur grek si Aleksi Papahela, Sia Kosioni, Pavlo Cima dhe Taso Teloglu. Në fokus të këtij diskutimi janë problematikat e mbetura pezull mes dy vendeve fqinje, si ajo e kufirit detar, për të cilën ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për të rrëzuar paktin e nënshkruar mes qeverisë së mëparshme dhe shtetit grek. Sikurse njoftohet edhe nga mediat greke tema të tjera do të jenë shtëpitë e minoritetit grek në Himarë si dhe komenti mbi qëndrimin e tij për Akropolin, i cili ngjalli reagime të ashpra nga pala greke.

gazetaret greke

Por ajo që do të zgjojë më shumë interes është qëndrimi i tij për cështjen came, një qëndrim i cili deri tani e ka diferencuar atë me anëtarin kryesor të koalicionit qeveritar, Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY