Ministrja Lindita Nikolla refuzoi sonte të paralajmëronte dorëheqje nga ministre ndërsa ironizoi me kërkesën e studentëve për të ikur nga posti i ministres.
“Nëse e kërkon Mirela dorëheqjen, nuk është moment serioz, por institucioni i dorëheqjes është një moment i shëndetshmë. Cdo ditë punoj sikur është e fundit në ministri, mënyrë të menduari që më ndihmon”, tha Nikolla.
I pyetur nga gazetarja Vasili se nëse vajza e ministres nuk kishte para të paguante gjysmën e masterit cfarë do të mendoje, Nikolla u përgjigj se pamundësia nuk lidhet me ligjin e ri.
“Nuk ka privim nga e drejta e arsimit dhe nuk ka pikën e lidhjes me ligjin e ri të arsimit. Ky ligj nuk ka pasur ndikim mbi vajzën.
Lidhja e pamundësisë për të vijuar studimet me ligjin e ri të arsimit nuk përkon me të vërtetën. Kjo gjë i dedikohet universiteteve dhe këto të fundit kanë përcaktuar tarifat. Ajo i ka ditur tarifat kur ka nisur shkollat edhe për bachelor, edhe për master.
Gjithcka vajza tha dhe është përcjellë nga opozita thotë se ligji i ri ka favorizuar universitetet private”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/