Kryetari i Kolonjës: “Vij me Nikon se ai ka para”

Kryetari i Kolonjës: “Vij me Nikon se ai ka para”

64
0
Shares

Ndërsa po fliste në një takim në Kolonjë pas zgjedhjeve që i fitoi PS, Kryeministri Edi Rama përmes batutës ka nxjerrë një të vërtetë të mekanizmit që lidh kandidatët e tij por edhe funksionimin e partisë dhe qeverisë.

“Që t’i japim diçka më shumë Kolonjës, atëherë duhet t’ia heqim Korçës. Edhe vetë Ilia Stefo thoshte nëpër takime, vij me Nikon se ai ka para”, shtoi Rama.

Rama, gjatë fjalës së tij, nuk i kurseu batutat. Ai tha para kolonjarëve se me këtë fitore e ka futur qeverinë në borxh.

Gjithashtu, ai falenderoi Niko Peleshin për kontributin në fitoren e thellë në Kolonjë dhe e thumboi në lidhje me Korçën.

“Pas fitores fillon borxhi dhe ndaj Kolonjës kemi një borxh më të madh sesa e kishim”, vijoi Rama. “

Gjatë ditës së votimeve emri i Niko Peleshit u përmend nga opozita por edhe votues si personi që sponsorizonte votat me nga 25 euro.

Niko Peleshi është zëvëndëskryeministër dhe fakti se ai jep siguri tek kandidatët për shkak se ka para e komprometon drejtimin kësja fushate nga Peleshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY