Zgjedhjet në Kolonjë, fiton kandidati i mazhorancës

Zgjedhjet në Kolonjë, fiton kandidati i mazhorancës

55
0
Shares


Ilia Selfo – Dritan Hajro

Ka përfunduar numërimit të votave në Kolonjë. Në përfundim të këtij procesi, Ilia Stefo do të jetë kreu i ri i bashkisë së Kolonjës deri në vitin 2019. Mjeku që u kandidua nga socialistët mori 2100 vota (62.9%) më shumë se kandidati i opozitës, Dritan Hajro (37.1%).
Dritan Hajro ishte përfaqësuesi i Partisë Agrare Ambientaliste, pas marrëveshjes me Partinë Demokratike.
Zgjedhjet e parakohshme në Kolonjë u zhvilluan pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të Bashkisë Arben Malo. Arben Malo përfaqësoi ASHE në zgjedhjet e 2015, dhe vinte nga radhët e LSI.
Zgjedhjet e së dielës në Kolonjë nuk kaluan pa incidente. Militantë të dyja palëve patën një përplasje fizike mes tyre. Ndërkohë që opozita dhe Partia Agrare Ambientaliste akuzoi Partinë Socialiste se kishte ofruar para për të blerë votën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY