Një 44 vjecar që dyshohet se është shqiptar u arrestuar në një pyll në afërsi rë Gorssel në Holandë.
Ai sëbashku me një person tjetër tentoi të dielën që të thyejë shtëpinë e biznesmenit të famshëm, Hennie van der Most i cili banon në Gorssel të Holandës.
Agjentët e policisë arritën të kapin një prej hajdutëve, kurse një person i dytë edhe pse u ndoq me helikopter nuk u kap dot.
Van der Most arriti të dallonte dy grabitësit nga kamerat e sigurisë ndërsa mbanin diçka në duar.
Pas kësaj, ai lajmëroi menjëherë policinë.
Të paktën katër herë është tentuar nga hajdutë të ndryshëm të hyjnë në vilën e biznesmenit të njohur, por pa ia arritur dot qëllimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/