Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Tiranë, bënë ët ditur se ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.
Sipas burimeve të Policisë zyrtare, mësohet se në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur të dokumentohet dhe goditet veprimtaria kriminale e “Trafikimit të personave të mitur” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 128/b dhe 115 të Kodit Penal.
Për pasojë janë arrestuar në flagrancë Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë ( Neni 128/b), dhe Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë (Neni 115). Mësohet se është shpallur në kërkim, L. B., banues në Tiranë.
Policia sqaron se nga kontrolli të ushtruar në Night Club, për përdorues apo shpërndarës droge, u konstatuan 3 vajza të cilat ishin punësuar si balerina. Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave M. D., 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion duke i siguruar klientët në ambientin e Clubit.
Ambientet e këtij Clubi ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion.
Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B., i cili është shpallur në kërkim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/