Rama bën shakanë e rradhës: Mandatin tjetër dot ia heq tenderat Ministrisë...

Rama bën shakanë e rradhës: Mandatin tjetër dot ia heq tenderat Ministrisë së Shëndetësisë

60
0
Shares

Duket se nëse Edi rama do të fitojë prapë zgjedhjet parlamentare të vitit tjetër do ta caktojë Ilir Beqen drejtor spitali. Ai nuk e deklaroi këtë gjë me emrin e Beqës por indirekt duke theksuar se mandatin e ardhshëm do ti hiqte tenderat nag Ministria e Shëndetësisë, dhe do t’i dërgojë ato në spitale.

Pra Ilir Beqja do të jetë drejtor i disa spitaleve në të njëtën kohë ose do të ndryshjë drejtimin here pas here sipas tenderave.

Ne takimin me mjeke, Kryeministri Rama ka mbrojtur koncesionet e lidhura ne kete sektor e qe opozita i ka vene ne qendër te sulmeve si kontrata korruptive.

Kryeministri ka sqaruar edhe rritjen e pagave qe do te zbatohet ne 1 marsin e vitit te ardhshëm, duke premtuar rritje te reja veçanërisht per mjeket specialiste qe do te punojnë ne spitalet rajonale, te cilët sipas tij, do te paguhen me shume se sa Presidenti i Republikës, sikurse thotë ai.

Me rritjen e pagave ne 1 mars te vitit 2017, nje infermier do te paguhet mesatarisht 45 mije leke dhe nje mjek do te paguhet mesatarisht 78 mije leke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY