Byroja e Kuvendit ka vendosur sot përjashtimin me 5 ditë të deputetit të PD-së Edi Paloka.
Masa për Palokën u mor pas incidenteve të së enjtes në Parlament ku demokrati goditi dhe shtyu në foltoren e Kuvendit ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Sipas Palokës, fjalën duhet ta merrte ish-kryeministri Sali Berisha dhe jo ministri Ilir Beqaj.
Gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, mësohet se PS-ja ka votuar pro përjashtimit të Palokës, LSI ka abstenuar dhe PD-ja ka votuar kundër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...