Privatizimi i OSSH-së, Gjykata e Lartë rrëzon padinë e MEI ndaj ministrave...

Privatizimi i OSSH-së, Gjykata e Lartë rrëzon padinë e MEI ndaj ministrave të PD-së

67
0
Shares

Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, e cila kërkonte të hetoheshin për shpërdorim detyre tre ish-ministra dhe dy ish-zëvendësministra të kabinetit Berisha.
Kallëzimi i kësaj ministrie u depozitua një vit më parë në Prokurorinë e Përgjithshme për dyshimet se zyrtarët e lartë kishin shpërdoruar detyrën gjatë privatizimit të OSSH-së.
Por Prokuroria e Përgjithshme i pushoi hetimet me argumentin se nuk kishte elementë të shpërdorimit të detyrës ndaj të kallëzuarve në postet e ministrave të asaj kohe si Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima dhe ish-zëvendësministrave Enno Bozdo, Neritan Alibali dhe ish-këshilltarja Suzana Guxholli.
Juristët e Ministrisë së Energjetikës pretenduan në gjykatë se nga procedurat e privatizimit të OSSH-së shtetit shqiptar i është shkaktuar në buxhet një dëm i konsiderueshëm ekonomik.
Por prokuroria, sikurse edhe në vendimin e pushimit të hetimeve, këmbënguli se nuk ka shkelje të detyrës për sa kohë vendimi është kolegjial nga Këshilli i Ministrave.
Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Lartë vendosi t’i japë të drejtë Prokurorisë së Përgjithshme me arsyetimin se nuk ka vepër penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY